Error
Lajme

VV në Gjilan kërkon që të infektuarit me covid19 të përkrahen financiarisht

Në seancën e IX- të të Kuvendit Komunal në Gjilan, anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë dhënë propozim konkret për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të komunës sonë të cilët janë të prekur me virusin COVID-19 dhe familjeve të cilat kanë humbur familjarët e tyre nga ky virus.

Kostoja mesatare për trajtimin e një të infektuari sillet nga 600-650€, ndërsa në baza ditore kostoja e trajtimit të një të sëmuri ka shkuar deri në 50€ në ditë. Për këtë arsye, personave të prekur që janë me mijëra, institucionet tona komunale duhet dalë në ndihmë edhe me mjete financiare, materiale dhe barëra, varësisht sipas nevojave që ata kanë. Duhet formuar një komision që formon kriteret, që bënë një kategorizim të rasteve, të familjeve etj.

Komisioni duhet të mbikëqyr dhe përcjell zbatimin e këtyre punëve. Ky komision të krijohet nga anëtarët e kuvendit me shumicë nga opozita dhe anëtarë nga drejtoria e buxhetit dhe financave dhe drejtoria e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.

Shuma e cila do t’iu jipet në ndihmë do të vendoset nga ky komision, vlera monetare do të sillet prej 100 – 300€ për personin e infektuar duke pasur parasyshe kushtet familjare të tyre. Me përkrahje të këtij propozimi nga Lëvizja VETËVENDOSJE! do të kemi mundësi ti dalim në ndihmë sadopak qytetarëve në këtë kohë të vështirë që po përballemi me pandeminë.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close