Analisti Vehbi Kajtazi ka ironizuar me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Kjo pasi ky i fundit tash e më shumë se 3 javë ka mbetur i bllokuar në komunë.
Kajtazi e ka quajtur Hetemin të burgosur politik, duke i uruar lirim sa më të shpejt.
“Ne kete dite feste nuk ben t’i harrojme as te burgosurit politike. Urime e lirim sa ma te shpejt!”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se më 29 maj, grupe të serbëve lokalë janë mbledhur para ndërtesave komunale në veri për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë.
Përveç Policisë së Kosovës, që gjendet para ndërtesave komunale, në veri është vërejtur shtim i pranisë së pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Pas përleshjeve mes Policisë së Kosovës dhe serbëve lokalë më 26 maj, Shtetet e Bashkuara dënuan ashpër ato që i cilësuan si “masa të dhunshme” të Qeverisë së Kosovës.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se veprimet e Qeverisë së Kosovës “përshkallëzuan tensionet pa nevojë”.