Me një atmosferë festive dhe pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, është hapur zyrtarisht “Kamenica Summer Fest”, duke e shndërruar Kamenicën në qendrën kryesore të aktiviteteve verore në rajonin e Anamoravës.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, deklaroi se ky festival synon ta promovojë qytetin si një destinacion të rëndësishëm kulturor, artistik dhe turistik, duke sjellë një program të pasur me koncerte, aktivitete kulturore, sportive dhe argëtuese për të gjitha moshat.
Gjatë ditëve në vijim, Kamenica Summer Fest do të ofrojë një sërë organizimesh që pritet të tërheqin vizitorë nga e gjithë Anamorava dhe më gjerë, duke e bërë Kamenicën epiqendrën e ngjarjeve verore në rajon.
Organizatorët kanë ftuar qytetarët dhe mërgimtarët që të bëhen pjesë e këtij festivali, i cili synon të promovojë kulturën, turizmin dhe jetën sociale të Kamenicës, duke krijuar një atmosferë të veçantë gjatë gjithë sezonit veror.

