Sot, kandidatët për deputetë të Levizjes Vetëvendosje zhvilluan një takim të rëndësishëm me qytetarët e Livoçit të Ulët, ku gjithashtu morën pjesë në hapjen e zyrës së shtabit.
Liza Gashi, Luan Aliu, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Ismajl Kurteshi dhe Arijeta Rexhepi theksuan rëndësinë e mobilizimit të qytetarëve për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ata u shprehën të vendosur për të bashkuar zemrat e 500 mijë qytetarëve në mbështetje të numrit 118 dhe për të sjellë një të ardhme më të mirë për Republikën e Kosovës.