Të dashur qytetarë,
Bashkë me kryesinë dhe Forumin Rinor të nëndegës së LDK-së nga lagjja e VIII-të, në hapësirën përreth Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike, kemi bërë pastrimin e ambientit, mbjelljen e drunjëve dekorativ, si dhe të luleve, të cilat na japin një imazh pozitiv për hapësirën e cila na rrethon.
Ndihemi krenar që hapësirat e lagjës po marrin pamje tjetër, me dashuri e përkushtim më të madh ndaj ambientit. Ambienti mund të jetojë pa ne, por ne, asnjëherë pa të! Këto hapësira publike shpërfaqin më së miri pasqyrimin e asaj se sa e duam vendin, qytetin e Republikën tonë.
#LutfiHaziri160