Nesër në Gjilan, kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, do të vizitojë selinë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan.
Pas takimit me strukturat e degës, Hamza do të takohet edhe me qytetarët, një ngjarje e planifikuar të fillojë në ora 18:00.
Kjo vizitë është pjesë e fushatës së tij për të forcuar komunikimin me qytetarët dhe për të diskutuar vizionin e tij për të ardhmen e Kosovës.