Kandidati i Nisma’s për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani ka shkuar me veturë Ferrari për të votuar.
Ai është parë derisa ka hyrë në oborrin e shkollës ku kishte për të votuar me Ferrari
Hasani ka thënë para mediave se është person modest, por kur është pyetur se ku e ka lënë veturën, ai ka thënë se nuk mundet të tregoj, shkruan gazetaexpress. Ai ka inkurajuar qytetarët që të dalin e të votojnë.
“Inkurajoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, të votojnë për të preferuarit e tyre”, ka thënë ai.