Protestat kundër kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic kanë duke vazhduar në Beograd, kur mijëra njerëz kanë formuar rreth njerëzish përreth ndërtesës së Kryesisë së Serbisë, të cilën e ruajnë policia intervemuese dhe xhandarmëria, ndërsa Vucic ka përsëritur se nuk ka frikë, sepse e ka fytyrën e pastër, deri sa opozita porosit se ai do të bejrë deri në Pashkë.
Në ndërtesën e Kryesisë ka policië, krahas sigurimit personal të Vucicit, të cilin e përbëjnë pjesëtarët e njësisë speciale Kobra dhe ai, praktikisht në ndërtesën e Kryesisë është i rrethuar me disa mijëra njerëz.
Përfaqësuesit e opozitës dhe organizatorët e protestës “1 nga 5 milionë” kanë ftuar qytetarët që të bëjnë një rrethim të gjallë rreth ndërtesës së Kryesisë në mënyrë që të mos e lënë kryetarin e Serbisë të dalë nga ndërtesa.
Të tri hyrjet e ndërtesës janë të bllokuara, njoftojnë agjencitë serbe Beta e Tanjug.
Protestat kanë filluar para konferencës për shtyp të cilën në mesditë kryetari i Serbisë e ka mbajtur me rastin e hyrjes së mbrëmshme të një pjesë të protestuesve në ndërtesën e Radiotelevizionit të Serbisë (RTS) dhe tentimit të krerëve të opozitës e organizatorëve të protestës që në programin e RTS-së publike të bëjnë të ditura kërkesat e pjesëmarrësve të protestave të qeta “1 nga 5 milionë”, të cilat tash e tre muaj në Beograd dhe dhjetra qytete të Serbisë po kërkojnë lirinë e medieve dhe dorëheqjen e shefit të shtetit.