Kastriot Selmani arrin ndeshjen e 100-të me FC Dritën – klubin e nderon për arritjen
Kastriot Selmani ka shënuar një moment të veçantë në karrierën e tij, duke zhvilluar sot ndeshjen e 100-të zyrtare me FC Dritën. Përballja e javës së 22-të të Superligës së Kosovës ndaj KF Ferizajit ishte jubileu i sulmuesit, i cili prej transferimit të tij është bërë një figurë kyçe e ekipit gjilanas.
Para fillimit të ndeshjes, drejtori i përgjithshëm i klubit, Feti Murseli, e nderoi Selmanin me një simbolikë të veçantë në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij. FC Drita shprehu krenarinë për këtë arritje dhe i uroi Selmanit edhe më shumë suksese në vazhdim./Radio Star/