Këshilli i Bashkësisë Islame i komunës së Gjilanit në restorantin „Planet“ shtroi iftar për afaristët e Gjilanit, ku me këtë rast mori pjesë edhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti .
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Naim ef. Aliu falenderoi afaristët për pjesmarrje në iftarin e shtruar enkas për ta, duke iu falenderuar edhe për kontributin e tyre që kanë dhënë Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit.
Në emër të afaristëve Berat Mustafa kryetar i bordit të prodhuesve të Kosovës, faleminderoi Këshillin dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për përkushtimni dhe kryrjen e obligimeve të tyre ndaj besimtarëve, duke u zotuar se bashkëpunimi dhe përkrahja nuk do të mungoj edhe në të ardhmen.
Në emër të kryesisë së Bashkësisë Islame organizatorin dhe pjesmarrësit në iftar i përshëndeti kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës Vedat ef. Sahiti, i cili shprehu falenderim për KBI të komunës së Gjilanit për organizimin dhe për pjesmarrjen e afaristësve në iftarin e organizuar..
Në fund Këshilli i BI i komunës së Gjilanit, afaristët i nderoi me nga nji dhuratë modeste.