KDI: MSH-ja bleu “Paracetamol” 280% më shtrenjtë se që shitet në Kosovë
AKTUALE
July 26, 2022 – 15:28
SHPËRNDAJE:
Ministria e Shëndetësisë, përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS), ka kontraktuar blerjen e produktit “Paracetamol” 1gr, për injeksion, me çmimin prej 3.80 eurosh për njësi.
Sipas KDI-së, ky produkt në tregun me pakicë në Kosovë shitet me një çmim rreth 1.00 euro për njësi.
“KDI-ja në vazhdimësi është duke shpërfaqur shqetësime lidhur me blerjen e medikamenteve nga UNOPS-i me çmime shumë të larta, si dhe i ka bërë thirrje #Ministrisë së Shëndetësisë që të kërkojë llogari nga UNOPS-i për këto çmime, të cilat përfundimisht i paguan qytetari i Kosovës”, thuhet në njoftimin për media nga KDI-ja.
Në vazhdim, KDI-ja u bën thirrje edhe Kuvendit të Kosovës, Komisioni për Shëndetësi dhe Komisionit për Menaxhimin e Financave Publike që të mbajnë në llogaridhënie Ministrinë e Shëndetësisë për shpenzimet enorme të bëra përmes kontratës që Ministria e Shëndetësisë ia ka dhënë UNOPS-it për blerjet e produkteve mjekësore.
Po ashtu, KDI-ja ka kërkuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të bëjë një auditim urgjent të performancës së kësaj kontrate ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNOPS-it. /Zëri