Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar me kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me situatën e krujuar për targat.
Edhe pse Kurti në njoftimin e tij në Twitter, tha se ka biseduar për çështjen e sundimit të ligjit, Chollet ka dhënë detaje të tjera të bashkëbisedimit.
Chollet ka thënë se me Kurtin ka biseduar për shmangie të tensioneve dhe shtyrje të zbatimit të vendimit për targat.
Tutje ai tha se nuk duhet të këtë konsfiskme apo gjoba.
“Fola me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, sot për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjes së zbatimit të rregullave të reja të targave, pa konfiskime apo gjoba. Gjithashtu diskutuam për partneritetin tonë dhe synimet e përbashkëta për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, ka thënë Chollet.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shpërndarë twittin e Chollet, duke thënë se e është e rëndësishme shtyrja e zbatimin e rregullave të reja të targave në mënyrë që të shmangen tensionet.
“Ne dënojmë gjithashtu veprimet për të frikësuar ose hakmarrë ndaj atyre që kanë ndërruar targat e tyre”, ka thënë Hovenier.