Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan pritet të hyjë fuqishëm në garën për zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa burime brenda degës kanë bërë të ditur emrat që përfliten si kandidatët kryesorë të kësaj partie.
Sipas këtyre burimeve, në listën që pritet të zyrtarizohet sonte nga dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan përmenden emra të njohur të skenës politike dhe publike lokale, si: Lutfi Haziri, Besim Guda, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Gentrit Murseli dhe Drenushë Maliku.
Kjo listë po shihet si një kombinim i përvojës politike dhe prurjeve të reja, me synimin që Lidhja Demokratike e Kosovës të rikthejë fuqinë e saj elektorale në Gjilan.
Burimet bëjnë të ditur se zyrtarizimi i kandidatëve pritet të ndodhë gjatë mbrëmjes, ndërsa brenda strukturave të degës tashmë kanë nisur mobilizimet për fushatën zgjedhore.
Mbetet të shihet nëse kjo listë do të konfirmohet e plotë nga drejtuesit e degës, por emrat që po qarkullojnë tashmë kanë nxitur diskutime dhe interes të madh në opinionin politik lokal./Radio Star/

