Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka bërë përditësimin e fundit lidhur me gjendjen në pikat kufitare.
Pritjet e mërgimtarëve për ta lëshuar Kosovën nga pika kufitare në Merdarë janë deri në 5 orë.
Pritje deri në tri ore ka edhe në Muçibabë, ndërsa në Mutivodë pritjet janë deri në një orë.
Edhe te Dheu i Bardhë pritjet për dalje janë afro dy orë.
