U.D i kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka publikuar disa nga emrat e viktimave që pretendohet se janë vrarë ose zhdukur në rastin e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.
Klinaku e ka quajtur këtë skandal dhe poshtërsi të radhës, pasi sipas tij këta emra nuk do të duhej të publikoheshin para nisjes së procesit gjyqësor.
“Me këtë, për herë të dytë, por edhe më shumë i rrezikojnë dëshmitarët, sepse herën e parë i kanë rrezikuar kur ju ndodhi skandali i rrjedhjes së dosjeve nga zyrat e tyre në Hagë dhe për fajin e tyre mbahen peng qe dy vite e gjysmë krerët e OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka shkruar Klinaku.
Skandali tjetër dhe poshtërsia e radhës nga Gjykata Speciale, përkatësisht Pseudo Zyra e Prokurorit të Specializuar:
I publikon emrat e viktimave që kinse i kanë kryer krerët e UÇK-së, e kjo bëhet para se të filloj procesi gjyqësor.
Me këtë, për herë të dytë, por edhe më shumë i rrezikojnë dëshmitarët, sepse herën e parë i kanë rrezikuar kur ju ndodhi skandali i rrjedhjes së dosjeve nga zyrat e tyre në Hagë dhe për fajin e tyre mbahen peng qe dy vite e gjysmë krerët e OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
P.S
Nuk kanë faj këta, por meqë nuk kemi shtet, kjo zyrë përçarëse e popullit shqiptar le t’vazhdojnë kështu me skandale të vazhdueshme.