Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës nuk është vetëm koalicion i partive politike shqiptare në Luginë. Është bashkim i ideve, qëndrimeve dhe mënyrës se si i qasemi problematikave që i kemi përpara.
Përfaqësimi minimal në organet shtetërore, e diku edhe zero, paraqet diskriminim të pastër, për të cilën nuk duhet të heshtet. Heshtja nënkupton pranim të situatës.
Më 3 Prill, nuk do të duhet të mungoj përkrahja që lista me nr.16 “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” është adresa e duhur për përfaqësim në Parlament.