Të dashur shqiptarë nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja,
Nesër, “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” mbanë tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që mbahen më 3 Prill 2022.
Gjatë javëve të kaluara kemi bashkëudhëtuar nga Medvegja në Bujanoc e Preshevë, e kemi bashkëbiseduar për rëndësinë dhe arsyen e pjesëmarrjes në këto zgjedhje. Interesimi qytetar në këto tubime ka tejkaluar pritshmëritë tona. Ajo që na gëzon më së shumti, është fakti se qytetarët tanë e kanë të qartë se për të arritur qëllime të mëdha, duhet t’i tejkalojmë inatet personale e partiake. Këtë gjë, partitë politike në këtë koalicion veçse e kanë bërë.
Problemet që na rrethojnë, e sfidat që na presin, i kemi të përbashkëta. Për t’i dalë përballë tyre, na duhet mobilizim, angazhim, organizim.
Ju ftoj që nesër me fillim prej orës 19:00 në Restorant “Pesë Yjet”, të merrni pjesë në tubimin tonë përfundimtar.