Kodi Civil pritet që së shpejti të vije në Qeverie më pas dhe në Kuvend për votim.
Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Drejtësisë, duke mos dhënë më shumë detaje për kohën se kur do të ndodhë.
Ky projektligj nuk ishte votuar kur ishte dërguar në Kuvend.
Në mesin e shumë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë votuar kundër këtij projektligji, është edhe deputeti Gramos Agusholli.
Se si do të jetë vota e tij tani kur ai të sillet në Kuvend, deputeti është deklaruar për Gazeta Blic.
Ai thotë se vota do të jetë e njëjtë si herën e kaluar, nëse vjen me të njëjtën përmbajtje.
“Nëse vjen me të njëjtën përmbajtje, pra neni 1138 i pandryshuar, atëherë edhe vota ime do të jetë e njëjta si herën e kaluar”, ka deklaruar deputeti Agusholli për Gazeta Blic.