Error
Lajme

LDK Gjilan: Arsimi në Gjilan, në mëshirën e njerëzve joprofesionistë!

Edhe ajo pak masë përkushtimi nga ana e ish-drejtoreshës së DKA-së në Gjilan u shua, për t’i lëshuar vend mosdijes dhe joprofesionalizmit që po rezulton në mbetjen e vendeve të lira të punës, e që për pasojë, sikur edhe nesër të fillonte mësimi, në shumë shkolla të komunës së Gjilanit nuk do të kishte mësimdhënës.

Vonë i ka rënë në mend DKA-së se për fillimin e vitit shkollor nevojiten edhe ditarët e klasave të cilët ende nuk janë siguruar, po ashtu edhe tekstet mësimore për nxënësit e klasave të pesta, si dhe disa tekste për nxënësit e klasës së tretë.

Duke pasur parasysh këtë mungesë përkushtimi dhe mosdije në planifikimin dhe menaxhimin e sistemit, dyshojmë se edhe furnizimi me lëndë djegëse do të jetë një proces vështirë i menaxhuar ku pritet të kemi furnizim të vonshëm, i cili, po ashtu, do të rezultojë me humbje të mësimit në ato shkolla, të cilat nuk mund të fillojnë sezonin e ngrohjes pasi që nuk kanë rezerva nga viti i kaluar.

Komisioni i LDK-së për Arsim beson se Alban Hyseni si kryetar i Gjilanit, duke dashur të zgjidh problemin e nepotizmit në DKA, përmes shkarkimit të një drejtoreshe, u mundua të mbuloj nepotizmin në gjithë qeverinë e tij.

E aq më keq duke zgjedhur një tjetër drejtoreshë të panjohur për punëtorët arsimorë, ka krijuar një pasiguri në sistemin arsimor, për të cilën mund lirisht të besohet se ka marrë këtë detyrë për të pasuruar sado pak CV-në e saj, se sa për të drejtuar diçka në arsim.

Në konferencën e parë patëm mirëpritur zgjedhjen e drejtoreshës, tanimë të shkarkuar, për shkak se vinte nga radhët e mësimdhënësve, duke theksuar se kjo nuk mjafton. Ashtu edhe doli sepse ajo nuk tregonte vlera menaxhuese në DKA, përkundër që kishte një komunikim të sinqertë dhe qasje të mirë në stafin e DKA-së si dhe drejtorët e shkollave.

Duke vlerësuar zgjedhjen e drejtoreshës aktuale si aspak të qëlluar dhe si drejtoreshë më joprofesionale në historinë e drejtorëve të DKA-ve, thërrasim z. Hyseni që t’i lë inatet dhe të dal prej ndikimeve të brendshme e të jashtme, ta shoh arsimin përtej çdo rrethane politike, të mos u bëjë qejfin njerëzve që në DKA të hyjnë e të dalin vetëm për të përmirësuar CV-në.

Ai ka edhe tri vite mandat dhe me këtë qasje arsimin do ta kolapsojë tërësisht.

Nëse është e nevojshme të bëjë riorganizim të thellë në DKA-së, le ta bëjë, le ta masë performancën e drejtorëve të shkollave dhe të veprojë duke marrë përgjegjësitë për ngritjen e cilësisë në arsim, por të mos gjejë justifikime në faktorin njeri. Zyrtarët e DKA-së dhe drejtorët e shkollave edhe mund të jenë ata të cilët ky nuk i dëshiron t’i ketë aty, për këtë duhet të gjejë zgjidhje duke marrë përgjegjësinë mbi vete.

Mungesa e gatishmërisë të kryetarit të Komunës për t’u përballur me krizën e arsimit, të shkaktuar nga greva, tregon atë të cilën ai e ndjen për arsimin. Ai nuk ka aspak emocion ndaj arsimit dhe edukimit të fëmijëve. Ai më të arsyeshme e sheh me që t’i ftojë në takim kryetarin e Podujevës, Shtimes e Kamenicës për t’u promovuar në Gjilan gjatë grevës, sesa t’i takuar drejtorët e shkollave, mësimdhënësit nëpër shkolla ose edhe këshillin e prindërve të komunës.

Qytetarët nuk e kanë zgjedhur z. Hyseni për kryetar komune që t’i sqarojë situatat, por të marrë përgjegjësinë dhe të bëjë zgjidhje për qytetarët e Gjilanit.

Të emërosh e të shkarkosh njerëz prej pozitave politike, nuk është punë e cila mendohet se është më e vështira.

Historia e arsimit në Kosovë, z. Hyseni do ta vendosë në vendin e atyre që kur është fjala për arsimin, ai bie në gjumë dhe të rrijë indiferent, ndërsa kur është zgjuar sillet sikur nuk ka arsim në komunën e Gjilanit.

Dështimi në arsim është i pafalshëm!

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE
Close