Kolona të gjata automjetesh janë krijuar në hyrje të Shqipërisë, mëngjesin e sotëm.
Disa nga lexuesit tanë kanë dërguar pamje ku shihet fluksi i madh i automjeteve që po hyjnë në territorin e Shqipërisë. Shumë qytetarë kanë marrë rrugën drejt bregdetit shqiptar për të kaluar fundjavën, ndërsa numri i madh i automjeteve ka shkaktuar kolona të gjata dhe ngadalësim të qarkullimit.
Fluksi i pushuesve pritet të jetë i shtuar edhe gjatë orëve në vijim./Radio Star/

