Error
Lajme

Komiteti Teknik Emergjent për rrymën mblidhet dy herë në pak orë, kërkohet ndalja e reduktimeve

Komiteti Teknik Emergjent (KTE) i themeluar nga ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka mbajtur dy mbledhje brenda pak orësh dje.

Siç ka njoftuar ME, takimi i dytë u mbajt në orë 21:00, dhe aty u rekomanduan masa të reja për lehtëzimin me furnizim me energji elektrike në vend.

“Me qëllim të tejkalimit të situatës me furnizim të energjisë elektrike që do të zgjas deri më 25 gusht 2022, Komiteti Teknik Emergjent rekomandoi që KEK të sigurojë energjinë e nevojshme për të evituar reduktimet për konsumatorët dhe devijimet në rrjetin energjetik”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Komiteti, i themeluar për të hartuar rekomandime dhe për të identifikuar problemen në furnizimin me energji elektrike në mbledhjen e parë reakomandoi që KEK-u t’ia ofrojë KEDS-it energjinë e siguruar.

Komiteti Teknik Emergjent ka këtë përbërje: përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Operatori i Sistemit të Distribucionit (KEDS) dhe Furnizuesi i Shërbimit Universal (KESCO).

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE
Close