Nder kënaqësi që sot vizituam biznesin e mirënjohur ‘Palma Mobilje’, e cila që nga vitet e 90-ta merret me prodhimin dhe shitjen e mobiljeve.
Kjo kompani gjigante e themeluar nga Ekrem Shahini, numëron mbi 150 punëtorë dhe është shembull se si menaxhohet një biznes, duke arritur që të eksportojë mallra në vende të ndryshme të botës.
I falënderova për mikëpritjen e ngrohtë, teksa u zotova se të gjitha bizneset që operojnë në Komunën tonë do ta kenë mbështjen e duhur dhe maksimale.
Bashkë ia dalim!