Sot, Kuvendi Komunal i Gjilanit miratoi propozimin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik për heqjen e taksës komunale për bizneset dhe faljen e të gjitha borxheve të akumuluara për këtë taksë nga viti 2000-2026.
Ky vendim synon të lehtësojë barrën financiare të bizneseve dhe të krijojë një mjedis më të favorshëm për zhvillimin e sektorit privat dhe ekonomisë lokale. Njëkohësisht, u jepet fund obligimeve të vjetra që kanë vazhduar të figurojnë ndër vite.
Si Drejtori për Zhvillim Ekonomik, do të vazhdojmë të punojmë për masa konkrete në mbështetje të bizneseve, nxitjen e investimeve dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin ekonomik të Gjilanit.










