Komuna e Gjilanit, përmes një njoftimi në ‘facebook’, ka treguar se kanë marrë masa për Parandalimi dhe zvogëlimi i rreziqeve për jetën dhe pronat e qytetarëve.
Komunikata e plotë:
Parandalimi dhe zvogëlimi i rreziqeve për jetën dhe pronat e qytetarëve tanë, një nga objektivat kryesore të qeverisjes sonë
ℹ️ Pas paralajmërimeve të IHMK rreth mundësisë së vërshimeve nga reshjet e shiut, paraprakisht, më datë 17, 18 dhe 19 janar, kemi ndërmarrë masat e nevojshme në zvogëlimin e rrezikut, duke pastruar, zgjeruar dhe thelluar rreth 400-500m gjatësi të lumenjve në 5 pika të ndryshme.
Fatmirësisht, rajoni ynë nuk kishte reshje të intensitetit të lartë. Solidarizohemi me të gjitha qytetet e prekura dhe familjet e dëmtuara nga reshjet intensive të ditëve që lamë pas.