Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, në bashkëpunim me gastronomët gjilanas, kanë marrë një iniciativë për të organizuar një event të veçantë për festat e fundvitit.
Në sheshin e qytetit do të vendosen disa shtëpiza të vogla, të cilat do të shfrytëzohen nga kafenetë e Gjilanit. Çdo mbrëmje do të ketë muzikë dhe aktivitete të ndryshme për të rinjtë.
Hyseni ka theksuar se me këtë organizim synohet që festat e fundvitit të mbeten ashtu siç i kemi njohur ndër vite të mbushura me gëzim, ngrohtësi dhe momente të paharrueshme për të gjithë.
Ky event pritet të fillojë më 23 dhjetor, ditën e hënë, me një hapje madhështore dhe organizim special./radiostar/