Hajdin Salihu e Muharrem Jashari janë preznatuar edhe zyrtarisht si futbollistë të ri të LNZ Cherkasy shkruan Radio Star.
Radio Star njoftoi ekskluzivisht për arritjen e marrëveshjes mes klubit gjilanas dhe klubit nga Ukraina, për transferimin e dy lojtarëve.
Hajdin Salihu dhe Muharrem Jashari, tanimë janë pjesë e LNZ Cherkasy dhe transferimi i tyre klubit ukrainez i ka kushtuar atyre rreth 400 mijë euro.
FC Drita tani mbushë arkën e saj me shitjen e Muharrem Jasharit dhe Hajdin Salihut, por që boshllëku i këtyre dy lojtarëve do të vërehet shumë tek skuadra.