Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sonte ka qëndruar në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, të cilin e ka informuar rreth vizitës së sotme të dy zyrtarëve nga SHBA-të.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa i cili ka thënë se takimi është zhvilluar me kërkesë të presidentit Thaçi.
“Mund të konfirmoj që, me kërkesë të Presidentit Thaçi, kryetari Mustafa e ka takuar në shtëpi, ku është njoftuar nga Presidenti rreth vizitës së sotme të dy zyrtarëve nga SHBA dhe kërkesave të tyre drejtuar koalicionit qeverisës”, ka thënë Mustafa.