Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni policor në Kamenicë ka pranuar një informacion, falë bashkëpunimit me media se disa persona në fshatin Kranidell të Komunës së Kamenicës kanë gjuajt me armë zjarri që i posedojnë pa leje, valide .
Në lidhje me këtë rast njësitet policore të rendit shoqëruar edhe nga njësia e hetimeve i janë përgjigjur menjëherë këtij rasti dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me aprovim të prokurorit të shtetit, është kontrolluar shtëpia (Vila) ku ndodheshin të dyshuarit M.S. (2000) dhe E. Xh. (2000) ku fillimisht ata janë arrestuar, dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar : dy armë pistoleta –
1. EKOL Special99 Cal.9 mm P.A.K dhe
2. Pistoletë ZORAKI 917-T, si dhe 5-gërzhoja të revoles me gas, 1-fotroll e revoles, 1- pushkë ajrore, 23- diabolla për pushkë ajrore dhe 1-fishek që nuk i dihet kalibri të cilat janë pronë e e të dyshuarve të cekur më lartë.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’’ për procedura të mëtejme hetimore në procedurë të rregulltë.