Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nesër do të shqyrtohet në Kuvendi çështja e Trusti.
Ai tha se ajo është në rend dite dhe do të ketë shqyrtim.
Por, sipas tij, nuk bën në atë mënyrë siç kërkoi opozita që të votohet vetëm ajo pikë.
Ai ka shtuar se nuk do t’i tërheqë paratë, por theksoi se i mirëkupton ata që i kanë tërhequr.
“Edhe nëse kalon ligji, nuk do t’i tërheqë paratë. S’i kam tërhequr as herën e parë. Mendoj që nëse miratohet, prishet kjo skemë. Nëse i hiqen qindra miliona euro trustit, atëherë dëmtohet trusti. Prishet edhe besueshmëria e ndërkombëtarëve në Kosovën”, tha ai në ATV.