Error
Lajme

“Nxehet” pak Mefail Bajqinovci: Nëse ndodh lufta, Kosova ka armatim

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka deklaruar se Kosova është e gatshme të ballafaqohet me çfarëdo invazioni.

Ai tha se edhe qeveria, edhe FSK-ja, edhe policia edhe agjencitë ndjekëse janë të përgatitura për çfarëdo rasti.

Ligjvënësi i pushtetit theksoi se deri më tani është punuar në aspektin e sigurisë dhe se Kosova është armatosur, në nivel aq sa ka mundësi financiare.

Madje, Bajçinovci bëri të ditur se modelet e armëve janë të reja.

“Kosova ka kapacitete, sepse është punuar për një kohë të gjatë dhe ka përvojë edhe në këtë fushë. Ka armatim, është blerë armatim. Modelet janë të reja, por a duhet më shumë, duhet edhe më shumë. Me kaq sa kemi, shteti do të mbrohet”, theksoi ai në T7.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE
Close