Përfaqësuesja speciale e BE-së në Kosovë Natalija Apostolova dhe shefi i BE-së në Maqedoni, Samuel Žbogar, së bashku do të nisin punimet për një pikë të kalimit të ri kufitar në Stançiq – Bellanoc.
Në do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministrat e dy vendeve fqinj, Enver Hoxhaj dhe Bujar Osmani.
Ndryshe Bashkimi Europian ka investuar rreth 1 milion euro nëpërmjet Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA 2013 për ndërtimin e PKK të përbashkët.
Ndërtimi i PKK të përbashkët do të lehtësojë bashkëpunimin midis të dy vendeve, raporton RTKlive.
Ajo do të sigurojë kufijtë efikasë dhe të sigurtë dhe do të kontribuojë në zhvillimin social dhe ekonomik në zonën kufitare, duke përfshirë rritjen e ndërveprimit lokal “njerëzit me njerëzit”.