Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur për përshtypjet e tij pas takimit me të Dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe për sanksionet e mundshme ndaj vendit tonë, raporton Gazeta Sinjali.
Në një intervistë për RTV21, Krasniqi ka thënë se ditën që do të dëgjojmë fjalën ‘sanksion’ nga SHBA, do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën.
“Ditën që do ta dëgjojmë zyrtarisht fjalën “sanksion nga SHBA do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën dhe jo vetëm për Albin Kurtin. Por penalizimet dhe ndëshkimet tani më kanë filluar dhe janë bërë publike. Nuk ka pasur kurrë ndonjëherë më të rëndë sesa përjashtimi i Ushtrisë së Kosovës nga stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkan e cila udhëhiqet nga SHBA”, tha ai.
Kreu i PDK-së ka thënë po ashtu se ka informacione edhe për nivelin e anulimit të vizitave dhe sipas tij, kjo është shqetësuese.