🚨 NJOFTIM ME RËNDËSI
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se, për shkak të defekteve në gypin kryesor të ujësjellësit Ø250 mm dhe Ø80 mm, të shkaktuara nga punimet e Operatorëve Ekonomik që janë duke realizuar punime në infrastrukturën rrugore dhe nëntokësore, është ndërprerë furnizimi me ujë në këto zona:
📍 Gjinollë
📍 Zabel
📍 Arbëri
📍 Rr. “Lidhja e Prizrenit”
📍 Rr. “Marie Shllaku”
📍 Fshati Kufcë
📍 Rr. “Lufta e Gjilanit”
📍 Lagjja “Dheu i Bardhë”
📍 dhe zonat përreth.
💧 Rikthimi i furnizimit me ujë do të bëhet menjëherë pas sanimit të defektit.
Për çdo përditësim lidhur me situatën, ju lutemi ndiqni kanalet tona zyrtare të komunikimit.
Faleminderit për mirëkuptimin!
KRU Hidromorava Sh.A. – Gjilan
📞 0800 61 000

