Kryeshefi Ekzekutiv z. Ymer Salihu, së bashku me Menaxhmentin dhe Bordin e Drejtorëve të KRU “Hidromorava” Sh.A., pritën në takim znj. Artane Rizvanolli, Ministre e Ministrisë së Ekonomisë në Republikën e Kosovës.
Fillimisht, Menaxhmenti i Kompanisë dhe Bordi i Drejtorëve zhvilluan takim me Ministren Rizvanolli, ku u diskutua për rezultatet e arritura dhe zhvillimin e projekteve të ujësjellësit. Me këtë rast, u vlerësua pozitivisht performanca e Kompanisë dhe angazhimi në realizimin e projekteve zhvillimore.
Më pas, së bashku u vizituan punimet në FPU Përlepnicë, ku është duke u realizuar ndërtimi i rezervuarit të ri me kapacitet prej 3500 m³. Ky rezervuar do të mundësojë furnizim më të sigurt dhe më cilësor me ujë për konsumatorët e Komunës së Gjilanit. 💧
Vlen të theksohet se, përveç ndërtimit të rezervuarit të ri në FPU Përlepnicë, pjesë e projektit FLOWS janë edhe:
🔹 ndërrimi i gypit kryesor fi 600
🔹 ndërrimi i pompave të vjetra me pompa të reja dhe më efiçiente
🔹 investime të tjera në infrastrukturën ujore
Kryeshefi Ekzekutiv falënderoi Ministren Rizvanolli për përkrahjen e vazhdueshme që Ministria e Ekonomisë po i jep projekteve dhe zhvillimit të KRU “Hidromorava” Sh.A.

