KRU “Hidromorava” SH.A. – Gjilan ka vazhduar aksionin për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve me dy ose më shumë fatura të papaguara, me mbështetjen e Policisë së Kosovës.
Nga kompania u bëhet thirrje konsumatorëve që kanë obligime të papaguara të veprojnë me kohë, duke shlyer borxhin ose duke nënshkruar marrëveshje për riprogramimin e pagesës, në mënyrë që të shmangin shkyçjen nga rrjeti dhe procedurat përmbarimore.
KRU “Hidromorava” rikujton se pagesa e faturave të ujit është obligim i konsumatorëve dhe mosshlyerja e tyre mund të sjellë pasoja të drejtpërdrejta.
Konsumatorët me obligime të papaguara ftohen të paraqiten sa më parë në zyrat e KRU “Hidromorava” për të rregulluar obligimet e tyre.

