Kryeministri Kurti sërish në Gjilan
Kryeministri Kurti sërish vije në komunën e Gjilan, merr pjesë në vënien e gurthemelit të çerdhes së re në Dobërçan.
Sot në ora 12:00 në fshatin Dobërçan vihet gurthemeli i çerdhes së re, pranë shkollës “Nazim Hikmet”.
Në këtë ngjarje pos kryetarit, Alban Hyseni, do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, njofton zyra për informim e Komunës së Gjilanit.
Ditë më parë, kryeministri Kurti ishte në Gjilan, ku pos takimit me kryetarin e komunës, mori pjesë në vendosjen e gurëthemelit të QMF-së në Gjilan si dhe fabrikën për prodhimin e ëmbëlsirave “Bujana”.