Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, mori pjesë në aktivitetin e shënimit të Ditës së Ndërmjetësimit në Kosovë.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Kryeprokurori Gashi, ndër të tjera theksoi se ndërmjetësimi është një nga institutet më të rëndësishme që është inkorporuar në legjislacionin tonë penal. Kryeprokurori Gashi tha se kjo procedurë ka efekte pozitive edhe në aspektin e efikasitetit të drejtësisë.
Tutje, Kryeprokurori i Shtetit potencoi faktin se do t’i inkurajojë kryeprokurorët dhe prokurorët e shtetit që të zbatojnë sa më shumë procedurat alternative, përfshirë edhe ndërmjetësimin në të gjitha rastet kur plotësohen kushtet ligjore.










