Kryeshefi ekzekutiv i KRU”HIDROMORAVA” Muhamet Suliqi së bashku me drejtorin teknik Mumin Morina,kan pritur në takim koordinues Kryetarin e Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj.
Diskutimi u përqendrua rrethë bashkëpunimit mes Komunës së Kamenicës dhe KRU “Hidromorava”, në veçanti theks të veqant i dhanë tri prioritev të rëndësishme për Komunën e Kamenicës, siq janë: zgjidhja e burimit ujorë për fshatin Petrit, shtimi i kapaciteti të ujit përmes pusev në Berivojcë si dhe gjetjen e modalitetit të sigurimit të mjeteve për instalimin e kyqjeve individuale.
Kryeshefi ekzekutiv Muahmet Suliqi dhe Kryetari Kadri Rahimaj, u zotuan që bashkëpunimi dhe koordinimi do të vazhdojë në mënyrë permanente, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta.
Ndërsa në fund Kryetari i Kamenicës Rahimaj, falënderoji Kryeshefin dhe stafin e KRU”Hidromorava” për pritjen dhe bashkëpunimin, duke besuar se ky bashkëpunim do të shtohet edhe më shumë në të mirë të qytetarëv të Komunës së Kamenicës.