Kryesuesja e Kuvendi Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi – Emini u shpreh se ndihet e tronditur thellë pas tragjedisë që ndodhi sot në Gjilan, ku humbën jetën pesë persona.
“Tragjedia e ndodhur sot në Gjilan, që rezultoi me vrasje të katërfishtë dhe një vetëvrasje, na tronditi rëndë! Bashkëndjejmë dhembjen me familjarët e miqtë e familjes Bllaca dhe qytetaret e Gjilanit. Dhashtë Zoti që kjo shoqëri mos të përjetojë raste të tilla kurrë! Organet e drejtësisë le ta zbardhin rastin! Te ndjerët të pushojnë në paqe”, ka thënë ajo.