Në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, së bashku me bashkëpunëtorë, familjarë të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të luftës së UÇK-së, kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës heroike të dëshmorëve Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadanini.
Me këtë rast, u vlerësua lartë sakrifica dhe kontributi i tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit, duke theksuar se gjaku i dëshmorëve mbetet themeli mbi të cilin është ndërtuar shteti i Kosovës.
Kryetari Hyseni tha se kujtimi dhe respekti për dëshmorët do të mbeten gjithmonë udhërrëfyes në angazhimin institucional dhe në punën e përditshme për forcimin e shtetit dhe ruajtjen e vlerave të luftës çlirimtare.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, u tha gjatë homazheve të mbajtura në Gjilan.

