Error
Lajme

Kryetari Hyseni merr pjesë në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor

Ngjarja më e madhe rajonale në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), që ka filluar në kuadër të Procesit të Berlini, u zhvillua për herë të parë në Kosovë.

Kryetari Hyseni përmes një shkrimi në ‘facebook’, ka thënë se Rinia jonë, me shkathtësi inovative e sipërmarrëse në sektorin e teknologjisë, do të ketë rol kyç në transformimin digjital.

Shkrimi i plotë:

Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor, ngjarja e cila synon një rajon inovativ me një ekosistem koherent po mbahet për herë të parë në Kosovë ♻️🍃

🌐 Me shumë mysafirë të nivelit institucional, qeveritar, nga EU, RCC, Qeveria Gjermane, gjashtë vendet e Ballkanit, folës të nivelit më të lartë nga sektori i TIK-ut e mbi 200 biznese pjesëmarrëse u organizuan tryeza të ndryshme, ndër to edhe “TechParqet si Model drejt Transformimit Digjital”, e cila u fokusua në faktorët e suksesit dhe sfidat në zhvillimin dhe menaxhimin e objekteve të ndryshme të inovacionit, mësimet e nxjerra nga biznesi i tyre, bizneset fillestare dhe përdoruesit e komunitetit të nomadëve digjitalë.

🧑‍💻👩‍💻 Rinia jonë, me shkathtësi inovative e sipërmarrëse në sektorin e teknologjisë, do të ketë rol kyç në transformimin digjital, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit.

#digitalsummit2022 #techparks

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE
Close