Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me deputeten e Kuvendit të Kosovës Arijeta Rexhepin, kanë vizituar kompaninë e përpunimit të drurit, Uniko.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se pati kënaqësinë të vizitojë biznesin Uniko, të themeluar e drejtuar nga Sahit dhe Flamur Ibrahimi.
“Në sektorin e përpunimit të drurit, ata kanë ndërtuar një histori të veçantë suksesi, duke punësuar 10 punëtorë dhe duke arritur që deri në 30% të prodhimit ta eksportojnë jashtë vendit”, tha Alban Hyseni.
I pari i Komunës së Gjilanit, theksoi se shembuj si ky na frymëzojnë të ecim përpara drejt Gjilanit që duam.