Kryetari Hyseni, sot ka vizituar Shkollën “Nazim Hikmet” në fshatin Miresh, ku ka parë nga afër procesin mësimorë shkruan Radio Star.
Edhe pse në gjithë Kosovën, është duke u mbajtur grevë, në Shkollën “Nazim Hikmet” është duke u zhvilluar normalisht procesi mësimorë.
Hyseni përmes një shkrimi në ‘facebook’, ka thënë se mësimi duhet të filloj, për ata që janë e tashmja dhe ardhmja jonë.
Shkrimi i plotë:
Sot vizitova Shkollën “Nazim Hikmet” në fshatin Miresh dhe nga afër u njoftova me zhvillimin e procesit mësimor.
Janë mësueset që po kujdesen që të vegjëlve mos t’u mungojë shkolla.
Këto mësimdhënëse me punën e tyre përçojnë mesazhin për ndërgjegjësim tek secili që sot pengon mbarëvajtjen e mësimit.
Mësimi duhet të filloj, për ata që janë e tashmja dhe ardhmja jonë.
#mësimiduhettëfillojë