Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Venhar Salihu gjatë ditës së hënë ka pritur në takim Komandantin e KFOR-it për regjionin e Gjilanit Major, Oral Ates dhe Zëvendëskomandantin, Selami Kutbay.
I pari i gjykatës ka falënderuar Komandantin Ates për kontributin e tij të dhënë në ofrimin e sigurisë për regjionin e Gjilanit, gjithashtu edhe për bashkëpunimin e tij gjatë ushtrimit të detyrës si komandant i LMT – së.