Kryetari i komunës z. Alban Hyseni, së bashku me drejtoreshën e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani Buca, vizituan QMF-në në lagjen Dardania.
Kryetari Hyseni falenderoi ekipin shëndetësor që kujdestaron sot, duke shprehur mirënjohje për punën e tyre fisnike edhe në ditë feste.
Ndërkaq drejtoresha Osmani Buca, tha se kjo vizitë është shenjë respekti, ashtu sikurse tradita e do, që nëpër festa të nderohen e urohen ata që punojnë.
Drejtoresha e QKMF-së znj. Arbenita Hajdari, falenderoi për vizitën, dhe informoi që edhe sot disa qytetarë kanë kërkuar trajtim mjekësor.