Error
Ekonomi

Kundërshtoi fuqishëm Trustin, Muja i VV-së merr mbi 4 mijë euro rrogë mujore

Sot ka dështuar të aprovohet Projektligji për Trustin, i cili do të lejonte qytetarët që të bënin një tjetër tërheqje të një pjese të parave.

Opozita ishte ajo që e inicioi këtë Projektligj dhe ajo që e përkrahu, ndërsa pozita votoi kundër, e gjithashtu vazhdimisht e ka kundërshtuar këtë ide që nga fillimi.

Njëri nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, që ka qenë më i ashpër ndaj kësaj ideje, është Armend Muja.

Muja rreth kësaj ideje, ishte shprehur se duhet ndaluar çdo nismë ligjore që tenton të preken kursimet pensionale.

Në këtë vit, ideja që të lejohen qytetarët që të tërheqin paratë e tyre nga Trusti, erdhi për shkak të situatës së rëndë ekonomike në të cilën po kalon Kosova.

Pavarësisht kësaj, Muja, me kolegët e tij dolën kundër.

Por qëndrimi i deputetit të VV-së, Muja, kundër Trustit, ndoshta mund të kuptohet kur shihen të hyrat mujore të tij.

Në raportin e Agjencisë Kundër Korrupsionit për deklarimin e pasurisë, shihet që Muja, ka të hyra mujore të bollshme.

Në deklarimin e pasurisë, shihet që deputeti i VV-së, merr pagë mujore nga parlamenti i Kosovës, në vlerë prej 1,800.00 eurove.

Përveç kësaj, Muja, merr pagë mujore edhe nga Riinvest në vlerë prej 2,250.00 eurove. Të dy këto rroga të Mujës, kapin vlerën e mbi 4000 eurove. /Lajmi.net/

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE
Close