Sot zhvillohen ndeshjet e fazës së 1/8-ës së Kupës së Kosovës, ku Drita do të presë në shtëpi Dukagjinin, ndërsa Gjilani do të udhëtojë në Malishevë për t’u përballur me Vëllaznimin e Gjakovës.
Drita e nisi mbarë sezonin pranveror duke mposhtur Malishevën, ashtu si edhe Gjilani, i cili arriti një fitore minimale në një transfertë të vështirë ndaj Llapit në Podujevë.
Të dyja përballjet do të luhen nga ora 12:30.