Komuna e Kamenicës në Osaka Expo 2025
Sot po përfaqësojmë Komunën e Kamenicës dhe Kosovën në një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare – Osaka Expo 2025, në Japoni. Pjesëmarrja jonë këtu nuk është vetëm një prezantim i potencialeve të komunës sonë, por edhe një mundësi unike për të ndërtuar ura bashkëpunimi, për të promovuar zhvillimin ekonomik, kulturor dhe turistik të shtetit tonë.
Në këtë ngjarje të madhe botëror, që vetëm dje është vizituar nga më shumë se 450 mijë vizitorë, po paraqesim resurset, projektet dhe vizionin tonë për një Kamenicë moderne dhe të qëndrueshme – të hapur për investime dhe partneritete ndërkombëtare.
Një falënderim i veçantë për Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Japoni, z. Sabri Kiçmari, si dhe stafin e Ambasadës së Kosovës në Tokio, z. Arbër Mehmeti dhe znj. Adea Koçmezi për mikpritjen, përkushtimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që na kanë dhënë gjatë kësaj vizite.
Ne do të vazhdojmë të angazhohemi për ta vendosur Kamenicën në hartën e zhvillimit dhe inovacionit.