Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, ka thënë se Kosova i gëzohet çdo suksesi të Shqipërisë.
“I gëzohemi çdo suksesi të Shqipërisë, si atyre të qeverive paraprake edhe këtyre sukseseve. Urojmë që sukseset e Shqipërisë të shtohen në çdo ditë të flamurit”, tha Kurti.
Tutje Kurti shtoi se edhe Shqipëria gëzohet për Kosovën dhe sukseset e saj.
“Jam i sigurt se ashtu siq gëzohemi ne në Kosovë për Shqipërinë, gëzohet edhe Shqipëria për Kosovën dhe sukseset e saj”, deklaroi Kurti.
Kurti tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të punojnë së bashku që të ndajnë ide me njëri – tjetrin, raporton teve1.info
“Na duhet të jemi më shpesh bashkë, e jo vetëm në kremte e jo vetëm ne politikanët, na duhet të punojmë bashkë të ndajmë ide me njëri – tjetrin t’i pranojmë perspektivat e ndryshme e kritikat e njëri-tjetrit, pra të punojmë së bashku”, u shpreh Kurti.
Kryeministri Kurti përmendi edhe arritjet e Shqipërisë, duke thënë se Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenjë përpara teksa tha se Shqipëria është anëtare anëtare e NATO-s, anëtare e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombëve të Bashkuara, ka nisur negociatat si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ka bërë hapa të dukshëm përpara në shumë fusha.
Kurti shtoi se nëse pushojmë së punuari menjëherë rrezikojmë, vendet tona ballafaqohen me probleme ku më i mprehti është ai i largimit të të rinjve.
Kryeministri shtoi se mërgimtarët janë mbështetja më e madhe e dy vendeve tona.
“Kjo ditë është edhe e juaja e më së shumti e juaja, mërgimtarët janë mbështetja më e madhe për vendet tona e familjet e tyre. E di që nuk po shkoni për qejf por prej brengës, e di që nuk kemi bërë mjaftueshëm që tua kthejmë besimin në institucione e që fëmijët tuaj ti rrisni në atdheun tuaj, por ju garantoj që këtë betejë do ta bëjmë deri në fund”, tha Kurti.