Error
Lajme

Kurti: Greva është armë kundër kryeministrit, nuk ka të bëjë me arsimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se greva në arsim po përdoret si armë kundër tij dhe nuk ka të bëjë me arsimin.

Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se parafolësit nga Opozita, Pak Lekaj e Ferat Shalal treguan më së miri se hallin e kanë me kryeministrin e jo me arsimin.

“Në thelb të saj është një mosnjohje kronike e rezultatit të 14 shkurtit. Nuk kam çka bëjë, halli është që jam unë kryeministër, jo që s’po shkojnë nxënësit në shkolla. Po adresohet gabimisht dhe greva po përdoret si armë kund kryeministrit dhe unë besoj që sërish nuk është e rastësishme sepse pikërisht më 5 qershor kur këto parti kanë qenë bashkë është bërë memorandumi i bashkëpunimit midis SBASHK-ut dhe PAN-it”, tha Kurti.

Ai këto deklarime i bri në debatin parlamentar ku po diskutohet për grevën e përgjithshme në sektorin publik.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE
Close